PËRMALLIM
E diel, 17-06-2007, 09:13pm (GMT)
Buzëqeshjet shkund vërdallë më ftojnë drejt një terri dehem para një albumi e malli rrefehem aty ku shqip nuk flet tempulli as altari.
Kotem pranë kënges Këtu është Kosova gdhihem pranë telefonit këtu është Millutini* aty më të dashurit e mi aty okupimi.
Si në fabulat e Ezopit Qengji dhe ujku tok..
.. Kosova ime sot.
Cicërroj nga këtu si një zog i tretur lutem për Kosovë më një copë të saj nen sqetull. --- Maj/95.
*Millutini-polic famëkeq serb ne Gjakovë
|