Dimër jashtë e dimër brenda
E diel, 17-06-2007, 09:55pm (GMT)
Me bastun akulli ikën dimri nëpër udhë. ku shkel, tokës i kall frikën e drurët i rrudhë.
Qiell borën po esit mbi male e fusha. del gjahtari t'i bëj pritë shapkës te gajusha.
Lodra e rufesë gjëmon e zjarr i kall qiellit. reja me retë vallzon për inat të diellit.
Qershia me sy për dhe, nudo, mardh e tëra. bredhi flokëhalat i ngre me nfricë për gjelpëra.
Si një dimër këtë mbrëmje kallkan nëpër derte, pllaq e plluq iki mbi dhembje e s'di se ku vete.
|