Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 09-07-2008, 04:15am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
 » Pal Sokoli
 » Pano Taçi
 » Pashko Vasa
 » Pëllumb Kulla
 » Pëllumb Velo
 » Petraq Pali
 » Petraq Risto
 » Primo Shllaku
 » Preç Zogaj
 » Polikseni Ninka
 » Pjetër Jaku
 » Pjetër Budi
 » Pjetër Bogdani
 » Piro Kuqi
 » Pierre-P. Simsia
 » Petraq Kolevica
 » Petro Marko
 » Papa Kristo Negovani
 » Puntorie Ziba
 » Petraq Kote
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët P » Pëllumb Kulla
 
Pëllumb Kulla
E hene, 18-06-2007, 12:06am (GMT)

Pëllumb Kulla
Lindur në/Zëmblak, Korçë në 1940
Pëllumb KULLA - Veprimtaria:
U diplomua aktor nga Shkolla e Lartë “Aleksandër Moisiu” (sot Fakulteti i Artit Skenik të Akademisë së Arteve, Tiranë) më 1964 dhe u emërua regjisor i Estradës së Vlorës. Një vit më pas i bashkohet trupës së aktorëve të Teatrin të atij qyteti.
Më 1967 bëhet papritmas viktimë e luftës së klasave, për “shkaqe biografie” dhe detyrohet të bëjë punë të ndryshme, në gurore, minierë e më pas në ofiçinë.
Ky “stazh” zgjat plot katër vjet, derisa kalon me sukses një test, si regjisor i Estradës së Fierit.
Më 1972 emërohet aktor në Teatrin “Bylis” të Fierit, por për 18 vjet me rradhë punoi si regjisor i Estradës dhe Teatrit atje.
Nën drejtimin e Kullës, Estrada e Fierit bëhet shpejt një nga më të suksesshmet në vend, duke fituar çmimet më të larta në festivalet kombëtare. Firmos libretin dhe regjinë në pesëmbëdhjetë spektakle, ndër të cilët “Çobo Rrapushi me shokë” (1980) bëhet një sukses kombëtar afatgjatë. Gjatë kësaj kohe shkruan më se 300 skeçe dhe komedi një aktëshe, 40 kuplete dhe 23 monologje, shumica e të cilëve shfaqen në TV. Një pjesë e kësaj krijimtarie voluminoze botohet nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” nën titujt “Lipe Shtogu në listë” (1979), “Shoku Niqifor” (1981), “Portrete pa makiazh” (1983), “Po martojmë Malon” (1984), “Këshilla për fëmijët e moshave nga 5 deri 55 vjeç” (1988), si edhe në buletinin “Teatër”. Nga 1977 deri më 1990 është bashkëpunëtor i përhershëm i TVSH për spektaklin e Vitit të Ri.
Më 1987 i jepet Çmimi “Naim Frashëri”.
Paralelisht me punën në Estradë, realizon dhjetë produksione dramatike, të gjitha drama ose komedi të shkruara prej tij, nga të cilat shquhen “Shoku Niqifor”, “Dy krismat në Paris”, “E bukur shtëpi e vjetër”. Produksionet shfaqen me sukses në të gjithë vendin, si edhe në festivalet kombëtare, por nuk arrijnë kurrë më lart se çmimi i dytë. Përjashtimin e bën komedia “Sa shumë gjethe të thata atë vjeshtë”, vënë në skenë nga S. Duni në Teatrin “Skampa” të Elbasanit, që fitoi çmimin e parë në Festivalin Kombëtar të vitit 1989. Po këtë vit, Kulla nderohet me Çmimin i Republikës, në fushën e satirës dhe humorit.
Në vitet ’80, humori i Kullës bëhet i kërkuar edhe në kinema. Me skenar të tij xhirohen kinokomeditë “Telat për violinë” dhe “Stolat në park” si dhe autor e regjisor i skenarit me metrazh të mesëm televiziv
Ndërsa në fushën e letrave, një tjetër ndihmesë e Kullës është përkthimi i autorëve të njohur si Pirandello, Çehov, Gogol, De Mysse, Buzzatti etj.
Më 1990 largohet nga Fieri, për të nisur punën si pedagog, e më pas Dekan i Fakultetit të Artit Skenik, në Tiranë.
Karriera e tij pedagogjike nuk zgjat shumë, pasi zëvendësohet nga ajo diplomatike. Më 1992 emërohet Sekretar për Kulturën dhe Shtypin në Ambasadën e Shqipërisë në Bon, Gjermani dhe një vit më pas Ambasador në Misionin Shqiptar pranë OKB, në Nju Jork (1993-1997).
Gjatë qëndrimit në SHBA botoi essenë e gjatë me një studim të gjithanshëm të humorit nën diktaturë, “Si qeshnim nën diktaturë” dhe vëllimin me tregime “Rrëfenja nga Amerika”.
Më 2003 u kthye përkohësisht nga SHBA, për të vënë në skenë të Teatrin “Bylis” komedinë e tij “Kërcuri”.
Aktualisht jeton në SHBA.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
PIKËLLIM PËR VDEKJEN E ATIJ (18-06-2007)
Tregim (18-06-2007)
Gomari në Film (18-06-2007)
Humori i presidentëve (18-06-2007)
Racizëm sui generis (18-06-2007)
Në vend të diktaturës na qenka përmbysur parajsa (17-06-2007)
Në një majë mali, nga shihet tërë bota (17-06-2007)
Kur nismë të mërgojmë ne të tjerët (17-06-2007)
Gjenerali nuk bindet të harrojë (17-06-2007)
Largësi që nuk maten me sy (17-06-2007)
Nga Atlantiku në Pacifik, me një Ford të vjetër (17-06-2007)
Gruaja me një tjetër, as këtu nuk shihet me sy të mirë (17-06-2007)
Dhjami vjen nga lehtësitë (17-06-2007)
Mblidhemi tok e bëhemi thumb! (17-06-2007)
U lidh Papi! (17-06-2007)
Jetë të vërteta dhe jetë të vërtetuara (17-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]