Më zgjohen kujtimet…sa kujtoj rrugicën time,
Për rreth çdo guri, sot ka birë bar,
Habitem dhe vetë …ç’e keqe na zuri…
Kur mbi ato kalldrëme, s’ka njeri të gjall’.
Nëpër rrugicën time të vjetër…
Në shekuj brezat në lëvizje mbi të,
Dikur dhe gurrët shkëlqyeshëm si pasqyrë…
Ndriçonin si “dhëmbët” e bardhë gjithnjë.
Atje në ato kalldrëme u rrita u burrërova,
Në ato kalldrëme i griva këmbët copë,
Me lodrat fëminore, shpesh të harrbuara,
Bridhnim kalldrëmeve e trokisnim çdo portë !
Kur dilnin nënat tona të mira,
Me nga një trëndafil më çdo dorë…
Kur shkëlqente obori nga gëlqerja,
E kalldrëmet e gurta si pasqyrë gjithmonë.
Kalldrëmet e gurta monumente të lashtësisë,
Si amfitheatër arteret rrugë…
Atje lëvizi jeta hallemadhe në shekuj,
Kur ziente rruga nga zërat picirukë.
Në ato kalldrëme çizme invadorësh,
Kur pushtuesit u turrën egërsirë,
Mbi një popull krejt të pa mbrojtur…
Duke persekutuar e vrarë pa mëshirë !
Nga ato kalldrëme dolën partizanët,
Të luftonin armikun me tërbim,
Ato kalldrëme tani mozaikë,
Nuk e haroj dot fshatin tim.
Në rrugët e kalldrëmta kaluan pushtetarët…
Kur reformat e partisë shtjellonin,
Me thirjet “bujare” të hidhura e dhunë…
Kooperativa, brigata …e fshatra “zmadhonin”!
Ama atë rrugë përshkoi dhe mësuesi…
Kur për 37 vjet në shkollë shkoi,
Dituri e kulturë për ditë dhuronte,
I pa haruari, im atë Janko Qeparoi.
Mbi ato kalldrëme në vite ziente jeta,
E varfër hallemadhe e pa një shpresë…
Nga ato kalldrëme u larguan të tërë…
Djemtë me të mirë bij të mëmëdhesë !
E kalldrëmet sot janë tjetërsuar…
Ujët i gryen e koha vepron…,
Prandaj çdo gur me bar është mbështjellë,
Se koha e vitet…çdo gjë amortizon.
Ashtu dhe rrugica ime e vjetër,
E plakur duket kalldrëmi shkatëruar…
I breu koha dhe jeta nuk ecën,
Kur njerëzit në vite kanë munguar.
Pasqyrën reflekton deti mbi kalldrëme…
E negativi i projeksionit të çorienton,
Rrugët e gurrta plotësisht shkatëruar,
Çdo gjë e erët, zëmrën më copton !
Qeparo, shkurt 2000