Një trëndafil i kuq brinjas në dëborë
E enjte, 13-12-2007, 08:31pm (GMT)
Një trëndafil i kuq nën dëborë: nuse nën vello Virgjëria në pragzgjimi përgjon fjalën “thellë” përgjon fjalën “thellë”. Trëndafil fustaneartë me të kuqen ç’shkruan në kartë e kuqja: gjaku dëbora: kartë petalet: zhvirgjërim i artë. Trëndafili i shtrirë brinjas josh natën të bie në borë Yje e kristale e petale të shkrihen në parfum ëndërror. Trëndafil ulur në shkëmb: princeshë në fron dashurie Pranomë dhe mua të ulem mbi gjemb, frikë mos kij se do bie. frikë mos kij se do bie. Trëndafil trëndafil trëndafil: plagosur brinjas në borë Trëndafil një vetëtimë këputet pak të bën kurorë plagosur brinjas në borë. Një trëndafil në borë: harresë ledhatare në shportë magjistareje -Trëndafil do vdesë e duke shkrirë me borën do mbesë pa varre. Plagosur brinjas në dëborë u ngre lavdi mëkatareve. u ngre lavdi mëkatareve. 1 dhjetor 2006 Shkëputur nga vëllimi i ri “Hallelulja”, botim i “Globus R.” © Petraq Risto
|