Duke parë një hekur të vjetër për hekurosje në pazarin e Krujës
E enjte, 13-12-2007, 08:32pm (GMT)
Antikuari e ktheu në anije... Nëna: fokiste me një mashë mbush anijen e vockël me prush dy lugë të argjendta kafeje i bëri flugerë nga dera e kuzhinës fryu Trëndafili i Erërave u gufuan velat: shamitë e nënave të emigrantëve me lotët ngrirë në formë stërkalash Anija-antikuar kalon mes ishujve: filxhanë kafeje me harta llumi plakat rrijnë rrotull: presin kthimin e djemve të vdekur hekurosin për të njëmijtën herë bluzet e pantallonat e tyre e nuk shohin si u shtohen rrudhat e fytyrave. Një e qarë bëhet sirenë, brigjet dridhen - Kujdes, moj korbë, në astaret e xhepave paska mbetur një monedhë!
Shkëputur nga vëllimi i ri “Hallelulja”, botim i “Globus R.” © Petraq Risto
|