Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E hene, 13-10-2008, 10:20pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
 » Pal Sokoli
 » Pano Taçi
 » Pashko Vasa
 » Pëllumb Kulla
 » Pëllumb Velo
 » Petraq Pali
 » Petraq Risto
 » Primo Shllaku
 » Preç Zogaj
 » Polikseni Ninka
 » Pjetër Jaku
 » Pjetër Budi
 » Pjetër Bogdani
 » Piro Kuqi
 » Pierre-P. Simsia
 » Petraq Kolevica
 » Petro Marko
 » Papa Kristo Negovani
 » Puntorie Ziba
 » Petraq Kote
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët P » Petraq Risto
 
Gruaja e Herodit
E enjte, 13-12-2007, 08:34pm (GMT)

Jam gruaja e Herodit me syrin e majtë të verbër nga lotët
me syrin e djathtë: grackë e një drite të dobët.
Gruaja e Herodit jam: ose duart shtrëngojnë kokën.

Ah, Herod, Herod, Herod
Hero s’u bëre dot!

Kokën e Gjon Pagëzorit e preve, e ktheve në planet
satelitë të kësaj koke vërtiten njerëzit e shkretë.
Trembur nga kokat e prera drejt gijotinës shkojnë vetë.

Ah, Herod, Herod, Herod
Hero s’u bëre dot!

Im bir Lezbonaku rënkon: kasolle në dimër
                                         rrufe mallkimesh vijnë rrotull
vetë Herodi mendimethinjur
                                          në pasqyrë s’e sheh kokën.
Hero s’u bëre dot!
Dhe pse syri i majtë është i verbër lotët i ka me ndriçim
Luftova të shpëtoja nga mbytja vajzën e vetme
lumi tërhiq e unë tërhiq
                 ai mori trupin e në duar më mbeti 
                 koka e sime bije.
I shkula
klithmës
pikën
e një
i- je!

Jam gruaja e Herodit me syrin e majtë të verbër nga lotët
me syrin e djathtë: grackë e një drite të dobët.
Gruaja e Herodit jam: ose duart shtrëngojnë kokën.

Shkëputur nga vëllimi i ri “Hallelulja”, botim i “Globus R.”
© Petraq Risto


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Vetmia (13-12-2007)
Duke parë një hekur të vjetër për hekurosje në pazarin e Krujës (13-12-2007)
Një trëndafil i kuq brinjas në dëborë (13-12-2007)
Lufta e kthimit të 0 në 1 (13-12-2007)
Një pikë (.) (13-12-2007)
Natyrisht, nëse vjen në mëngjes (13-12-2007)
Ushtari i luftës kthen rrugën në varrezë (13-12-2007)
Frymemarrje, para puthjes ishe ti (18-06-2007)
Sa here prek nje grua (18-06-2007)
Nje sup i njome ne kabare (18-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Petraq Risto

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]