 |
| Pierre-P.Simsia |
Pierre-P.Simsia eshte lindur me 21 Qershor 1960 ne qytetin e lashte dhe historik 2400 vjecar te Beratit. Qe kur ishte nxenes ne shkollen tetevjecare u dashurua me Letersine nen perkujdesjen e dy mesueseve te talentuara Parashqevi Sahatciu dhe Elpiniqi Papa. Me vone ne shkollen e mesme dashurine per kete lende do ta ushqenin dy mesuese te tjera te talentuara, Zyma Berisha nga Kosova dhe Liri Zaka. Ne vitet e shkolles se mesme ka qene shume i apasionuar per te shkruar poezi dhe sidomos tekste kengesh. Ne ate kohe disa nga poezite e tij u bene kenge dhe u kenduan ne festivale... Pas shembjes se komunizmit Pierre-P.Simsia emigroi ne Evrope dhe me vone ne SH.B.A. Ka shkruar rregullisht ne shtypin e Diaspores Shqiptare dhe ne shtypin e pavarur ne Shqiperi.
Qe nga viti 1997 jeton dhe punon ne Nju Jork, SH.B.A.
Eshte bere nenshtetas amerikan
Eshte i martuar dhe ka dy djem.
Ne vitin 2005 u botua vellimi i tij me tregime "Le te jem une Zamira...", botuar nga Shtepia Botuese "ARBERIA"
Promovimi i ketij libri u be po ne kete vit ne sallen e Lidhje se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise ne Tirane nen perkujdesjen e Kryatarit te saj zotit Zyhdi Morava dhe Shtepise Botuese ARBERIA
Dalja e librit ne treg pati jehone edhe ne shtypin shqiptar ne Shqiperi.
Revista e perjaveshme informative kulturore "KULT" nga "CELESI" nga shtate perzgjedhjet qe i kishte bere librave te javes, libri "Le te jem une Zamira..." e kishte renditur te parin.