Ngatrruar ngjyrat si mendja e kryetarit,
Në ca pallate laramane
Dhe, nuk di pse tavanet nuk plasin
Nga revolta e llampave!
Në udhë njerëz të nxirë,
Thua se ecin duke bërtitur
Akrepat e orës 200 vjeçare
Nuk merziten nga vapa
Një minare këndon 500 vjet mbrapa
Dhe, përsëri pallatet
Revoltohen nga veshja e tyre laramane.
Në trotuare fytyrënxirë
Që shqyejnë byrekë
Me mish gomari te çalë;
Revoltohen zorrët, këmbët, sytë
Kthyer në xheste manjakësh
Ashtu, pa fjalë.
Kryetarët projektojnë në
mendjeshkurtësinë e tyre
si e si t’u hedhin hy syve!
Te stendat e gazetave ka radhë,
Blejnë e nuk blejnë,
Shohin e nuk shohin,
Stomakboshët e mi të verbuar,
Qindarkat e fundit i lënë aty,
Pastaj veshtrojnë pallatet laramane,
Te revoltuar me veten,
të ngordhur në halle!
Me mijëra makina si objekte pa krye,
Çlirojnë revolta udhësh te pluhurta,
Reklamat me ca fytyra të shitura
aktorësh banal
dhe ca femra që, më të drejtë
buzëqeshjen e shesin për një fustan,
revoltohen mes klithjesh
që askush s’i dëgjon!
Çudi! Të mos jemi të zotët
të shohim mbi kokë,
ca kërriqë manjakë, ca demode idiotë
që vilëzohen e mbytën
në kurvëri politike!
Ne bëjmë sikur s’dimë
E duam po nuk bëjmë
Me shpresa të pashpresë
Veten gënjejmë!
Le të revoltohet ZOTI,
Ta vërë dorën një ditë
Se Shqipëria eshtë NJË,
Nuk janë DHJETË
SHQIPËRITË!