Me Skenderbeun
E hene, 18-06-2007, 08:28pm (GMT)
E pashe skenderbeun duke ecur pa roje ne rruget e qytetit. Jo i zakonshem! pa kembe , pa duar, pa sy.! Syrin e majte ne Kruje e kish lene. Me doren e djathte shterngonte ne gji Mjekren qe zbriste nga Kalaja e lante ne Dri. Te gjithe e pane i pa te gjithe. Keshilltaret nuk i ofendoji As nuk i pershendeti! Besimtareve te pafe qe mbulojne krimet me lutje nuk u foli. partite si nje kor bretkosash kenduan te fshehura ne minifundet e mesdites. Askujt s'ia dha doren Vec femijeve dhe poeteve! Keshtu zyrtaret u zemeruan Me syzet ulur mbi hunde Fshehur pas perdeve te renda protestuan!....
|