Hangarë të gjatë ku dielli i zhegut kullon
si lave e bardhe nga pullazet përdhe
largesia tej me dihatje ëndërron
një burim,një puhizë,një hije,një re.
Është ora kur femijet kanakare urdhërohen
të kthehen nga deti,nga oborret, nga rruga
me lodra,përralla,premtime mashtrohen
për një sy gjume në shtohet e buta.
Kurse fëmijët e fshatit Kallmet
ulur në gjunjë të hangarit të gjatë
me gjilpërat e holla shkojnë në fill shpejt e shpejt
duhanin që volën gratë.
Push i trashë dhe i hidhur farmak
u ngjitet në duar,në flokë
po t'iu hedhësh një top nuk levizin aspak
s'kanë kohë tani për t'u bërë çamarrokë.
Hesht dhe pi duhan me bllokun në dorë
një fëmijë duke qeshur më thotë:të kam mik
O dritë,je mik im madhështor,
por unë jam sot përdreq armiku yt.