Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 07-09-2008, 08:51am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
 » Pal Sokoli
 » Pano Taçi
 » Pashko Vasa
 » Pëllumb Kulla
 » Pëllumb Velo
 » Petraq Pali
 » Petraq Risto
 » Primo Shllaku
 » Preç Zogaj
 » Polikseni Ninka
 » Pjetër Jaku
 » Pjetër Budi
 » Pjetër Bogdani
 » Piro Kuqi
 » Pierre-P. Simsia
 » Petraq Kolevica
 » Petro Marko
 » Papa Kristo Negovani
 » Puntorie Ziba
 » Petraq Kote
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët P » Preç Zogaj
 
NDRYSHIME
E hene, 18-06-2007, 07:02pm (GMT)

Akoma gjallë unë në rrugën për Lezhë,
Mes kujtimesh të panjohura,
Mes kujtimesh të vdekura,
Përskaj të njëjtit det,
dhe maleve të njëjta.

Mirë ia kanë bërë dashurisë sime,
Tani nuk e ruan asnjë gur, asnjë dallgë,
I tepërt shkoj rrugës, endacak dhe në pritje,
rastësisht i pranishëm,
më i vjetër se im atë.

Njëqind herë lamtumirë u thashë përnjimend;
Prej këtu e nxora kryet në një kohë tjetër,
Kam lindur pak në shekullin që vjen,
Kam lindur pak edhe në Greqinë e vjetër.

Akoma gjallë unë në rrugën për Lezhë,
I kthyer s’di kur,
I zgjuar në torturë
Pulat e rosat tremben,

Nuset e orët çmenden,
Prindrit e mi të urtë,
fëmijët, tamam fëmijë,
Bëjnë kryqin e shkojnë
të ndezin një qiri.

Kohët u hallakatën,
por kajsia e kopshtit
lulëzon si më parë...
Nuk shkon, diçka është prishur.

Akoma gjallë...
Akoma gjallë Edi,
Gjallë Iliriani
i prekuri i rradhës
bash prej Afërditës.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
FËMIJËT E KALLMETIT NGJISIN DUHAN (18-06-2007)
MALL PËR VELËN (18-06-2007)
Fanitje (18-06-2007)
Ajri mblidhet lemsh ne zemren time (18-06-2007)
MË THANË PERSONAZHET E MI (18-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]