Reja, mali dhe ti
E hene, 18-06-2007, 06:12pm (GMT)
Ne fund te rruges qe more erdhi nje shenj kohe qe mbetet ti, mali dhe reja. Ishit vetem te tre. Vetem. Bota qe terheqe. Mes jush frynte nje ere e ftohte pa cak. Ju shikova dhe diku thelle ne mue dicka e vogel u keput. Ju ndejtet aty te ngrime, te ardhun prej thellesise se castit derisa e rrahuna e qerpikut tim ju shtyu edhe nje hap. Mbi ecjen tuej te ngadalte, te shpejte, te pame dhe ta papame shuhet ngadalte, kujtimi i atij casti tashma te harruem.
Drisht, 1978
|