Dyshi
E hene, 18-06-2007, 06:14pm (GMT)
Isha i marrë kur besoja Se dashunia vjen. Jo. Dashunia ikë, Ikë gjithmonë. Dashunia s'ka ftyrë. Ka vetëm shpinën. Ajo jeton në shtjerrje gjithëherë, Jeton në zgrip ndonjiherë. Si jeta. Jeta e vogël, (la vie mineure) Që zgjat. Kjo jetë e vogël, e bame prej ne të dysh. Dhe prej gjithë të dyve të tjerë që janë. Dyshi. Numri ma i madh i botës. I pamatë. Botë e futun në gjoks. Botë që shtjerret. Botë që rri në zgrip. Botë që zgjat. Prandej isha i marrë kur besoja Se dashunia ikë. Jo, dashunia vjen. Kthehet e vjen prap. Ndoshta?
1978
|