Letërsia Shqiptare

Kur mesojme te dashurojme?!
E premte, 19-01-2007, 07:46pm (GMT)

Kur mesojme te dashurojme?!

-Po plakesh, e aq pak di per dashurine,
tha pikellueshem kalendari Gregorian
dhe nisi t’i kryqoje ditet e mia te humbura.
Pastaj pyeti:
-Kur mesojme te dashurojme?
-Vertete, kur mesojme te dashurojme?
-He, kur mesojme...?
-Kur...?

Rane ne provim pyetjet e trembura,
Rane ne provim retorikat dhe ligjet e fizikes,
Ra dhe trupi im ne kurrizin e kerrusur
ne forma shenjash pikesimi.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.