Kam mundur te kem lindur ne Paris,
me Senen lezbike te puthem vajzerisht.
Te jem gruaja e shtate e ndonje sheiku barktrashe,
Qe diten Zotit, e naten Burrit i lutet,
per pak dashuri (nje here ne jave).
Gjithcka kam mundur te behem:
zezake, e verdhe, xhuxhe, cigane, insekt,
burre shteti, grua mileti `si Cicolina`, prefekt, difekt,
semundje ngjitese, lidhese, pikepyetje a pikecuditese.
Edhe Zotit kam mundur ti behem grua,
te shetis sarajeve, aty ku askush s’mund te shkoje!
Te ngrej Kishe e Xhami
dhe fshehurazi te te mbaj peng
nen dry...
por...
Ja qe rastesisht jam Dija
dhe s’di c’te bej me Ty...!