Letërsia Shqiptare

Radije Hoxha
E shtune, 20-01-2007, 07:52pm (GMT)

Radije Hoxha

Dicka nga jeta dhe karriera e poetes Radije Hoxha,` Dija`.

Shqiptare me prejardhje nga Kosova. E lindur ne Shkup.
Shkollen fillore dhe te mesme (te mjeksise, dega infermiere) i kreu ne Shkup, Maqedoni. Studjoi mjeksine ne Universitetin e Prishtines, ne Kosove.
Ka diplomuar per Mjeksi Tradicionale Kineze, dega Akupresure dhe Tui-na masazh “Belladona bimed”, ne Shkup, ne klasen e prof. dr. Edvin Dervisevic (Bosna & Hercegovina).
Ne Prishtine kreu shkollen Art of Living ( ideator dhe udheheqes i saj eshte Sri Sri Ravi Sankar, nga India), ne klasen e mesueses Snjezana Nisevic (nga Kroacia).
Ka punuar 7 vjet gazetare ne Shkup (Maqedoni) dhe 3 vjet ne radio IRIB ne Teheran (Iran), redaksia e programit ne gjuhen shqipe. Aktualisht jeton ne Prishtine, punon gazetare dhe moderatore e programeve te kultures, ne Radio Televizionin e Kosoves- Radio Kosova.

Veprimtaria letrare
Eshte anetare e Shoqates se Shkrimtareve Shqiptare ne Maqedoni, anetare e Haiku Klubit Shqiptar “Ha” ne Tirane dhe anetare e Haiku Klubit Kroat “Karolina Rijecka”. Ka marre pjese ne shume manifestime kulturore poetike, ne Ballkan dhe ne Azi.

Poezite e saj jane perkthyer ne anglisht, maqedonisht, kroatisht, boshnjakisht, rumunisht dhe turqisht, ndersa jane botuar ne disa revista letrare ne rajon.

Ka botuar 4 libra me poezi dhe proze:
Libri i pare, me poezi, “Zoti me do naten” eshte botuar ne Shkup, nga Shoqata e Shkrimtareve Shqiptare ne Maqedoni, ne vitin 1995.

Libri i dyte, “Une behem Ajo” (poezi) botuar poashtu ne Shkup nga i njejti botues, ne vitin 1997. Ky liber, ne ate vit, ne Manifetimin Nderkombetar letrar- poetik “Ditet e Naimit” ne Tetove, fitoi cmimin “Libri i Vitit”.

Libri i trete eshte romani “Mosdija”, botuar ne vitin 2000 nga Shtepia Botuese “Buzuku” ne Prishtine. Libri u shperblye me botim.

Libri i katert eshte permbledhja poetike “Gjeniu pleqnon cmendine time”, botuar nga Shoqata e Shkrimtareve Shqiptare ne Maqedoni, ne vitin 2005. Ne manifetimin poetik “Ditet e poezise Korcare” ne Shqiperi, ky liber fitoi “Cmimin e Kristalte”.

Libri i peste me Haiku poezi eshte ne doreshkrim dhe se shpejti pret te shohe driten e botimit.

Zeri i Larget


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.