| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Rasim Selmanaj E marte, 19-06-2007, 05:46pm (GMT)
Për shkak të veprimtarisë atdhetare është arrestuar dhe dënuar në vitet 1981, 1983 dhe 1992. Ndërkaq, më 24 mars 1998, mu në ditën e fillimit të luftës frontale në Rrafshin e Dukagjinit, në befasi arrestohet nga forcat serbe. Gjykata e Qarkut në Leskovc, e dënon me 6 vjet burg. Është liruar në mars të vitit 2001. Një kohë ka qenë veprimtar politik dhe kryeredaktor i revistës “Zgjimi”. Deri në janar të vitit 2003, ka qenë botues dhe kryeredaktor i gazetës së përditshme “24 orë”. Aktualisht është botues i gazetës së përjavshme “Fokusi”. Ka botuar tri libra “Shtegtari i Lirisë”; “Melodi shiu në sytë e nënës” dhe librin e fundit të cilin e promovoi më 1 qershor në Bibliotekën Kombëtare Universitare të Kosovës, “Peizazhi i ëndrrës”. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës si dhe kryetar i të përndjekurve politik në Deçan. Ka botuar një sërë shkrimesh publicistike. Vera Pelaj "Blue Sky"
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||