Letërsia Shqiptare

Mosnjohja
E marte, 19-06-2007, 05:49pm (GMT)

Thith nje fraze banale,
sikur thith nje cigare,
naten,
perpara nje dritareje
duke te reflektuar
vec nje rreth drite
ne fytyre,
permes helmit
qe shperndahet ne ajer, kudo,
diku ku s'mund ta shoh,
ta kontrolloj,
e terheq pas vetes
me te tere aromat qe permban,
Dhe ky absurd i kesaj pikture
qe kam perballe
teksa mundohet te me trese deliret
me ekstazat ne kujtese
me terheq dhunshem
drejt agonish qe s'i njoh
per te me perfshire brenda tyre
ne trillet e femrave plot epsh.
Nje here, -tha, -
mbaj mend
qe iu afrova cvirgjerimit
permes seksit me nje brune
fare prane.
Mbaj mend vetem zerin
qe me tretej
e zemren qe ralle here
me rrihte shpejt,
si i ngurosur
pa emocione mendore,
e me trupin te ngrire,
Por me terheq,
kjo mosnjohja, gjithashtu,
me nderlidhjen e pasigurive,
ne mocalet e jetes.
Dhe ato pak hapa mistike;
qe trokasin si therje diku larg
ne koridoret e ftohte dhe te pajete
te morgut qe aq mire njoh
permes asaj vdekjeje personale
qe me nje muzike ngjethese-mortore
me aq ankth pres:
mbase dhe se afermi;
nuk e refuzoj.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.