Letërsia Shqiptare

Trendafili
E marte, 19-06-2007, 05:50pm (GMT)

Ky trendafil i vyshkur
qe zevendeson zemren tende
dhe keto mendime qe s'te hyjne me ne pune
permes te cilave
shikoj frazat
dhe format e cuditshme
qe nuk me perkasin,
por qe kur ulemi ne tavoline,
naten,
te tera me veshtrojne, pa drojtje
me sy te larget
e fytyra prej kukullash
ndjenjash te balsamosura...
Rrudhat e bezdisura te carcafit
naten,
pak pagjumesi
dhe disa ide te trishta
qe me ndjellin deshiren
per te lozur me organet e tua
me teorine time
te veres dhe dhunes.
Naten,
perkatesisht, kemi pjeset e ndara
te nje luleje qe duhet
unifikuar:
Ti,
trendafilin e vyshkur;
une,
kercellin e thate, pa gjemba.
Kemi planet reciproke
per te dale hapur
ne ekstaza violente
tekstualisht te dhunshme
sipas deshirave tona personale.
E kjo dashuri e verber
qe zevendeson zemren time...
....eshte gati ne te thyer.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.