Telefonata
E marte, 19-06-2007, 05:51pm (GMT)
Ndjenjat jane si nje rrjedhoje erotike. Magnetofoni mbi komodine; nje shuk letre mbi disqet qe deshiroj. Jashte, nje shi i imet lag bisedat e harruara. Nder to, sharje te zbehta me veshtrojne miqesine, dashurite e zvetnuara. Jam nje mesymje e vetvetes qe rrjedh si akrepi i sekondave te ndaluara. Aty ku noton vetedija e ti kerkon vec dike ku te besosh, duke m'u drejtuar: A me deshiron? Deshire?! Po une s'njoh asnje deshire!... Alo? Jam Sena ku mbyten ikjet. Kush jeni? Jeni krahet e oqeaneve somnambul tek ecin rrugeve te letersise qe adhuroj si Ajnshtajni violinen.
|