Ndjenjat jane si nje rrjedhoje erotike.
Magnetofoni mbi komodine;
nje shuk letre
mbi disqet qe deshiroj.
Jashte,
nje shi i imet
lag bisedat e harruara.
Nder to,
sharje te zbehta
me veshtrojne miqesine,
dashurite e zvetnuara.
Jam nje mesymje e vetvetes
qe rrjedh
si akrepi i sekondave te ndaluara.
Aty ku noton vetedija
e ti kerkon vec dike ku te besosh,
duke m'u drejtuar:
A me deshiron?
Deshire?!
Po une s'njoh asnje deshire!...
Alo?
Jam Sena ku mbyten ikjet.
Kush jeni?
Jeni krahet e oqeaneve
somnambul tek ecin rrugeve
te letersise qe adhuroj
si Ajnshtajni violinen.