Zgjedhja
E marte, 19-06-2007, 05:52pm (GMT)
Endrrat, librat dhe dashuria ime per ty si ne ndonje antologji te ftohte, karruseli i femijerise jeta dhe qiejt e hapur ne deshirat e mija per pyetje: C'kerkon? Kush je? Hapesirat e kontraktuara ne boten e minjve nevoja per drite me kohen qe shkon drejt fundit te saj. Ky mbipopullim mutant i mendimeve ne tru si pluhuri qe la nje statuje e paperfunduar. Bloza e oxhaqeve ne dimer, kolera ne vere ne rruget e zhuritura sikur te jene droguar qe me kalojne ne mendje me indiferencen e dritave te nates duke lene shenjat e reve bardhesia, dhe i detyruar te jem i verber ose i vdekur!: Ky, s'duhet te jem une.
|