Sena
E marte, 19-06-2007, 05:53pm (GMT)
Nje forme e re! Me pelqen, me pelqen. Eshte nje dicka tjeter per te cilen kam nevoje si breshka e ujit per ngadalsine e saj neveritese. Kam nevoje per dicka disi te zbrazet qofte edhe te ndryshme dicka qe te mos me ngrere peshe: Nuk eksitohet, nuk eksitohet. Nuk eksitohem me jeten e bukur qe rreshqet ne fytyren time duke lene gezimet dhe perjetimet si shenja perjetesisht te frikshme. Rrjedhimisht, ne syte e tu te nxire ka dicka qe nuk me eksiton. Megjithese pa interes, s'mund te bej pa te, pa pak neveri qe ndjej per ty, duke dashur te mos e bej shprehi, dicka pa te cilen s'do te mund te vazhdojme, perkundrazi, do te detyrohemi te rrime indiferente ne lokalet e papajtueshem te moshes nder urat gri te komes e infarktit, me percmimin si virtyt dhe ata qe na dashurojne per pak larg nesh, ne nje moment te caktuar turbullues. Ulur ca me tutje me veshtrime triumfale neper parvazet e koherave ku mjegulla psheretitese peshperisin dashurine. Le te mbytemi ne Sene, me mire, sesa ne zhubravitjet e letrave te lamtumires. Aromat qe harrohen nder sirtare; modeli i flokeve te tu, dy a tri fjale dhe buzeqeshjet qe na tendosnin egoizmin. Ti, une, dhe shume gjera te tjera aspak interesante nder te cilat ajo qe e quajtem dashuri. Shoqeria ku ishim ne qender te vemendjes; "Une"... dhe ti qe s'kuptoje poezine.
|