Letërsia Shqiptare

Nese...
E marte, 19-06-2007, 05:55pm (GMT)

Bardhesia e trotuareve
te veres
ne shandanet e menduar
me vite te zjarrte
si kjo dite,
tek hijet e zbehta
te diteve te nxehta
ku fokusohen idete
e marramendjes.
Me mendimet e lodhura
dhe fjalet e ntrashura
i ulur diku,
pak rendesi ka, ku;
djersa qe na afron
me bulezat e saj
qe kujtojne permallshem
orgazmat e dikurshme
dhe fjalet qe na kane eksituar.
Une e ti, jemi te paqarte!
Na akuzojne
si te pakuptueshem, ndonjehere,
dhe ndonjehere
na evitojne per kete arsye.
E kuptueshme: jemi te paqarte!
Me afrohet koka
drejt tavolines
kur shkruaj, dhe poezia
me rreshqet
prej sysh feminore
pa driten brenda tyre, por,
nuk perseritemi;
fale dikujt qe nuk njohim.
Dhe ja, prape, ne kete tavoline...
pa sfonde per t'u clodhur,
me duart e lodhura mbi te,
pa ditur c'ka mbetur pa thene
e qe ne mund te shtojme ende...
nese duhet te shtojme!



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.