Atdheu
E marte, 19-06-2007, 05:56pm (GMT)
Cdo dite e me teper reflektoj, kthimin qe me perket permes harreses; Dhe shperqendrohem ne vdekje... Hap syte dhe penetroj erresiren: Qendroj ende i shtrire dhe megjithese ndihem i gjalle perseri (pas kaq vitesh mumifikimi absurd) ndjej krimbat e nentokes te me depertojne kafken nder vite pagjumesie te crregullt. Nuk arrij te leviz dot, por shoh duart qe jane mbuluar nga bari e dheu. Nje perrua i vogel kalon prane meje, stalagmitet siper kokes bien mbi trupin tim te pajete, dhe kujtoj, vite pasi nderrova jete, nje kerpudhe e zeze mesoi te lulezonte ketu, dimrave te lagesht, por tani jo me: Kjo stine tashme eshte e ftohte... Dhe per disa vite rresht, kujtoj, e pashe te thahej, ne tentativen e lulezimit helmues. Por mbase nje dite do te lulezoje serish... Gjithcka eshte kthyer ne nje qetesi mortore. Ndjej token lart meje, te shkrete deri ne morrnica dhe e di se, nese kujtoj nje rruge, ketu poshte nuk kam per ta gjetur kurre. Tashme e kam kuptuar se nuk do te kthehem me ne jete, dhe vetmia ka kohe qe nuk me bezdis. Kujtoj: Kohet e para ish' me e veshtire. Ne erresiren e plote, s'arrija te kuptoja ne isha syhapur apo symbyllur, dhe me mendjen ne nje vakum te plote, ishte e trishte, mbaj mend te mos kuptoja ne c'gjendje ndodhesha. te mos arrija kurre te kuptoja, se cfare duhet te ndieja! Kam perjetuar prehjen e vdekjes... por mbase ajo qe kam urryer me teper, ka qene ai tis tinzar pabesie qe me perfshinte ne lageshtiren e erresires. Fillova te mendoja (po ende nuk e kuptoja qe po mendoja) se kishte qene thjesht nje jete e shkuar dem ne tentativen e njohjes. Tani isha thjesht, deshira e perceptimit te kohes qe nuk dija ne kalonte apo jo, dhe qe llogarisja permes mendimeve qe shkeputeshin nga siperfaqet e oqeaneve si delfine te ngordhur drejt parajsash shkumezuese. Jam i pershkruar nga nje hije dyshimi dhe nga nje crregullim i pergjithshem i gjithesise personale...heshtjeje, dhe ngurtesie te perthyer ne veprim Cudi!...Kjo pafundesi qe me rrethon... Prandaj konsideroj jeten si qetesine e nje shpirti qe vuan ne perjetesi.
|