Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 20-07-2008, 07:35am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
 » Rasim Selmanaj
 » Renis Nushaj
 » Risto Siliqi
 » Radije Hoxha
 » Rexhep Qosja
 » Riat Ajazaj
 » Ridvan Dibra
 » Rifat Kukaj
 » Rita Petro
 » Roland Gjoza
 » Rudina Berdynaj
 » Rudina Madani
 » Rudolf Marku
 » Rrustem Geci
 » Rexhep Kasumaj
 » Rizah Sheqiri
 » Roland Beqiraj
 » Reshat Sahitaj
 » Rezart Palluqi
 » Rami Kamberi
 » Riza Haziri
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët R » Reshat Sahitaj
 
RRËFIME NGA BOTA NËNTOKËSORE
E diel, 27-01-2008, 10:12pm (GMT)

Çuditërisht rrëfimet e babait asnjëherë nuk më dukeshin të mërzitshme. Rrëfimet e tija më shpinin herë në botën reale e herë në atë joreale. Takoheshim me zana të malit e me shtojzovalle duke udhëtuar në botën enigmatike Hyjnore. Bisedonim me engjëj e engjëllesha nga më të bukurat që mund t’i imagjinonim në mendjen tonë.
         Në rrëfimet e babait ekzistonte edhe jeta e botës nëntokësore nëpër të cilën ai me fuste ngadalë duke më shtrënguar në kraharorin e tij të gjerë,  për t’u takuar me Divin Mervan. “Kush është ky Divi Mervan?”, e pyesja babanë e ai  nuk përgjigjej, por vazhdonte rrëfimin që unë ta gjeja përgjigjën. Ma mbante dorën e më tërhiqte thellësive më të errëta të botës nëntokësore për të shkuar deri të Kau i Zi . “Ç’bënë Kau i Zi?!, i thosha babait dhe dridhja nga frika pa i treguar shqetësimin tim. “ Kau i Zi, e mban botën të mos shembët, biri im! Mban mend kur toka u dridh- më thoshte babai me zë të vogël sikur frikësohej mos po e zgjonte Kaun e Zi. “Po!” , iu përgjigja me të njëjtin zë frikësues. “Kau i Zi e dridhi vetëm pak lëkurën “, me tha. Dëgjoja pa bërë zë kur fliste se si Kau i Zi qëndron duke mbajtur botën dhe nëse ai shqetësohej, toka dridhej, shembeshin shtëpi e male. Çdo gjë nën tokë e mbi të varej nga Kau i Zi, mendoja në vete dhe ndjeja një frikë që ma përshkonte trupin. “Po Divi Mervan a është kundër Kaut të Zi ?!” , e pyesja babanë nga se kisha frikë se Divi do ta vriste Kaun e Zi e bota do të shembej. Vetëm kur më thoshte se Divi ishte mbrojtja e rrugës që askush të mos depërtonte të Kau i Zi, ndjeja se zemra më gëzohej. Ndjeja lumturi që dikush po e mbronte Kaun e Zi e ky i fundit ruante botën.
       Rrëfimet e tij ishin të paskajshme, më dërgonin në botë e kohë të ndryshme. Më fliste për Penelopën, Itakën, Odiseun …Në rrëfimet e tij hollësisht përshkruante bukurinë magjike të vajzave dhe forcën enigmatike të dashurisë. Kur fliste për femrat dhe dashurinë, ofshante thellë dhe gjithnjë  loti i derdhej nga sytë. Fshehtas pastronte lotët dhe vazhdonte të fliste për një Perandor persian, se si e kishte pushtuar vendin tonë për të vjedhur të gjitha vajzat e bukura që të bënin fëmijë për ta zbukuruar popullin e tij. Shumë vite më vonë nga autorët klasik mësova se Dari ishte ai që kishte vra shumë burra për t’i vjedhur vajzat tona. Habitesha me rrëfimet e babait tim. Nuk dija se si ai dinte për Penelopën dhe Odiseun e kurrë libër me dorë nuk kishte prekur. Natyrisht në tregimet e tij Penelopa quhej ndryshe. Vendemërimet ishin ndryshe nga ç’i përshkruante Homeri. Në mendjen time mendoja se rrënja e familjes së babait tim kishte ndonjë lidhje të largët të gjakut, por nga rrëmujat e kohës diku ishin ndërpre dhe askush sot nuk ua gjente fillin. Sa herë e lexoja “Iliadën” kisha përshtypje së po dëgjoj zërin e babait që më dukej se tash njëri-tjetrit i rrëfejnë historitë e tyre mijëra vjeçare.
        Sa herë mallëngjehem për babanë, e marrë “Iliadën dhe Odiseun”, ku nga vargjet parafytyroj mjekrën e thinjur, rrudhat e ballit dhe zërin magjik të babait. Mrekullohem nga mënyra e rrëfimit të tij dhe vetëm tash e kuptoj se ato nuk ishin përralla të trilluara për të më vënë në gjumë, por histori të përjetuara të gjeneratave të shkuara.  Kau i Zi e Divi Mervan, ishin vetëm një parathënie që të ngjallte dashurinë e vëmendjes sime që të ma përcillte të kaluarën pa e rënduar mendjen time.

Tregim i pabotuar


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
JETA E DYFISHTË (27-01-2008)
7 MINUTAT E FUNDIT (27-01-2008)
GJAKU TE RRAPI (27-01-2008)
LËVIZJA (27-01-2008)
MALI I NDALUAR (27-01-2008)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Reshat Sahitaj

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]