VETVETJA
E diel, 27-01-2008, 10:13pm (GMT)
Në mendje çdo gjë më ishte bërë konfuz. Ndaj çdo gjëje isha bërë indiferent dhe secila fjalë më dukej abstrakte, e pakuptimtë ashtu si dhe vetë jeta. Çuditërisht jeta më dukej ëndërr e ëndrra jetë. Nuk më kujtohet ku përfundon jeta e ku fillon ëndrra. Më dukej se ëndrra zgjaste sa një jetë e jeta sa një ëndërr. Në jetë kisha momente të gëzueshme e të hidhura, mirëpo edhe ne ëndërr i përjetoja këto, andaj nuk dija ku isha dhe ç’bëja?! Vërtet, ç’bëj në jetë e në këto ëndrra?! Çfarë ishte misioni im?! Të ushqehem, punoj,bëjë dashuri, gëzohem, hidhërohem e ne fund pres vdekjen?! Vdekjen e pret secili por gjithnjë duke menduar se tjetri e ka radhën. E unë, vdekjen nuk e pres dha as që mendoj për sekondat e fundit. Mbase e mendoj !. Pse të mos mendoj kur çdonjëri e mendon këtë pikë përfundimtare enigmatike?! Nëse e mendoj dhe kur e mendoj, atëherë vetën e bindi se do të jetoj gjatë. Më gjatë se lumi e më shumë se njeriu. I vardisëm qiellit e tokës që të më tregojnë çelësin e: jetës, dashurisë dhe vdekjes. Pa medituar aspak, sepse unë kurrë nuk meditoj siç bëjnë disa që shtirën filozof, bindem se jeta,dashuria dhe vdekja janë një. Bindem se vdekja nuk ekziston. “Nëse vdekja nuk ekziston e dashuria?! “ , e pyes vetën e vetës sime të çmendur. Nga thellësia e çmendurisë sime dëgjoj përgjigjën e zbehur që më këshillon të besoj ne dashuri sepse ajo ekziston. Të besoj ne jetë ngase vetë jeta është dashuri. Por dashuria ecë, përplaset e thyhet në intrigat e jetës në rrëmujën katastrofike të mendjes se prishur, e ne fund mbetët e kristaltë dhe e pa copëtuar. Apo mbase e copëtuar e djegur dhe e përvëluar? Në çfarëdo mënyre që të paraqitët, ajo me padukshmërinë e saj e shëron jetën. Dikush më tha se shëron plagët e jetës. Jo! Jeta nuk ka plagë. Është një iluzion, që, herë një minutë të duket njëqind vjet e njëqind vjet. Dhe pikërisht ne momentin kur mbush njëqind vjet të duket se ke lindur para një minuti. U ngrita as i mërzitur e as i gëzuar. Kalova Prishtinën mes përmes pa u përshëndetur me askënd. Nuk isha i çmendur por as normal jo. Njeriu normal përshëndetet dhe bisedon me dikë. I çmenduri bënë ndonjë telashe. Ecja i tretur ne botën time, që ta gjeja dallimin e jetës dhe ëndrrës, e askush nuk më bënte përshtypje. Pas shpine dëgjoja pëshpëritje të ndryshme. Flisnin dikush keq e tjetri mirë dhe pa arsyeje prishnin rehatinë e tyre të ndejës Ne vend se të vazhdonin bisedën e tyre flisnin për ecjen time. Çudi! Me shëtitjen time asnjëri, që më njihte, nuk ishte indiferent. Në rrugën time sikur ua kisha zënë rrugën e tyre. Pa u shqetësuar për fjalët pas shpine vazhdoja rrugën i vetmuar. Vetëm në ëndërr zbulova se edhe fjalët pas shpine, janë pjesë e jetës njëlloj si dashuria. Në ëndërr zbulova se jeta është ëndërr e ëndrra jetë. Apo mbase nuk zbulova asgjë.
Tregim i pabotuar
|