Letërsia Shqiptare
Dërgoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 03-09-2010, 10:01am (GMT+1) Letersia STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R-RR
 » Rasim Selmanaj
 » Renis Nushaj
 » Risto Siliqi
 » Radije Hoxha
 » Rexhep Qosja
 » Riat Ajazaj
 » Ridvan Dibra
 » Rifat Kukaj
 » Rita Petro
 » Roland Gjoza
 » Rudina Berdynaj
 » Rudina Madani
 » Rudolf Marku
 » Rrustem Geci
 » Rexhep Kasumaj
 » Rizah Sheqiri
 » Roland Beqiraj
 » Reshat Sahitaj
 » Rezart Palluqi
 » Rami Kamberi
 » Riza Haziri
 » Rexhep Elmazi
 » Rexhep Kastrati
 » Ramadan Mehmeti
 » Rexhep Bajrami
 » Riza Haxhiu
 » Ruzhdi Berisha - Rudi
 » Raif Gashi
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
Poetët e Zemrës
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët R-RR » Rexhep Bajrami
 
Rexhep Bajrami
E diel, 27-12-2009, 02:54pm (GMT+1)


Rexhep Bajrami
Rexhep Bajrami lindi në fshatin Çelik të Karadakut të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në fshatin Pidiq të Karadakut të Gjilanit dhe në Hasanbeg të Shkupit. Gjimnazin, Akademinë Pedagogjike dhe Fakultetin Filologjik - Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Shkup. Autori deri më tani botoi këta libra: Nata tek unë të harroi, poezi (1998), Kur të kthehesh merre diellin, poezi (2003) dhe Thashë: është Hënë, poezi (2009).


Në vend të parathënies

GJAKU DHE SHPIRTI KUR QARKULLOJNË
                NË DAMARËT E POEZISË

Nga Kalosh ÇELIKU

         Në këtë kohë shterpë, kur të gjithë shkruajnë poezi e kemi shumë pak poetë, vështirë mund të të bie diçka e bukur në dorë. E them këtë se, shumica e shqiptarëve dëshirojnë të bëhen të gjithë poetë. E dhunojnë letrën e bardhë me parulla të thata, përshkrime të kota e patetikë kombëtare. Gjakun për liri e kanë derdhur deri në gju. E vrasin shkaun me poezi patetike. I këndojnë gjuhës shqipe. Flamurit. Skënderbeut. Besës. E harrojnë se një popull që i këndon aq shumë besës dhe trimërisë, atë nuk e ka në jetë.
          Historia është dëshmitare, e siç duket popullit shqiptar po i përsëritet historia. Gjithmonë për liri ka qenë i vonuar: Turqia kur e humbte luftën edhe në Stamboll, populli shqiptar me armë në dorë kërkonte Baba Dovletin. Gjermania humbte luftën në Berlin, shqiptarët në malet e Zajazit ende e vazhdonin luftën për bashkim kombëtar. Komunizmi humbte në Rusi, studentët shqiptar në demostrata dilnin rrugëve të Prishtinës me fotografinë e Shokut Tito në ballë...
            Dhe, siç duket edhe kësaj radhe jemi të vonuar për në Evropë. E pse të mos e themi se jemi të vonuar edhe në poezi. Një popull gjithmonë i këndon asaj që nuk e ka, i mungon me vite. Në këtë rastë Lirisë. Vetëm se, aq shumë i kemi kënduar me parulla të thata patetike, sa që në këtë kohë duhet ta vjellim me gjithë  zorrë. Gishtat t’i fusim në gojë, t’i nxjerrim jashtë edhe mushkëritë. Skënderbeu po të ishte gjallë, vetë me shpatë me një të rame shumë poetëve patetikë do t’ua hudhte kokën para këmbëve të kalit. Mjaftë më u tallët me mua, më kënduat nëpër manifestime kulturore, revista letrare e libra. Ju nuk jeni poetë, po hadumë. Thyeni qafën nëpër parti politike dhe u këndoni atyre burrave mejdani, i hipni po të doni edhe në kalë të bardhë siç i keni hipur gjithmonë para zgjedhjeve parlamentare. Vetëm nga unë ikni sa më largë, nuk dua të më shkruani poezi, nuk dua të më këndoni këngë patriotike me çifteli.
            Dhe, në këto beteja të përgjakshme me penë, pak poetë ia arrinë qëllimit, ulen këmbëkryq në letër. Një poet i tillë është edhe Rexhep Bajrami. I këndon Atdheut. Lirisë. Dashurisë. Po, jo siç këndon ushtria e poetëve patetikë me istikame plot gjak. Shpata. Pushkë. Topa. Poezia e këtij poeti në damarë ka gjak dhe shpirt. Ose: ky poet në poezitë e tia gjakon patriotizmin me dashurinë. Herë pas here mes këtyre vargjeve e ngre zërin e poetit rebel:

                 Udhëkryqeve të botës
                  jeta na braktisi.
                  Na u thanë kujtimet
                  si degët e një lisi...

         Vargu poetit nuk i ka mbetur në fyt. Nuk e ngulfat veten, po as edhe lexuesin. Muza e tij nuk është Partia, prijësi me kalë të bardhë me një këmbë të thyer, po Mikja me dy shtamba verë nën Rrap. Hëna që është ulë si një Zanë në një degë. E merr në prehër, i jep gji. Fuqi për luftë. Shtatë sahat larg ta flukë vargun:

                    E nemitur seç po rrinte
                    nuk e di cilin ajo priste
                    kur e pashë në errësirë.
                   Thashë: është Hënë apo yll...

         Dhe, në fund, poezia që ka gjak dhe shpirt nëpër damarë, është poezia e Ditës së nesërme Parullat e thata plot shterëzime e patetikë kombëtare, për një pikë gjak do të vdesin rrugës. Nuk do të ketë njeri t’i shti as në arkivol, t’u hudhë një grusht dhe në varr. E ku më të ngjiten dhiareve për në Baba Tomorr. Atdheun e perëndive. Tyrben ku pihet vera, shkruhet poezia. Dhe, bëhet dashuri...
Për ZSH: Kalosh Çeliku

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Cikël poetik nga Rexhep Bajrami (II) (26-12-2009)
Cikël poetik nga Rexhep Bajrami (03-12-2009)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Rexhep Bajrami

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]