Ëndërr fluturimi
E enjte, 01-11-2007, 07:08pm (GMT)
Keni parë ndonjëherë zog me krahë të thyer? Jo nga avionë e skifterë sërish, po në rrufe qiejsh nga luftë hyjnish?! Ata që nuk fluturuan asnjëherë, s'e njohin dot dramën e rënjes, a përmasën trishtane të dhembjes së zogut krahëprerë, në ëndërren e kaltër ezoterike për ringjitje, gjithë plagë shpirti e gjak udhëve me lak, në misterin djellandritës të lartësisë, nga terri i rrëzimit, përbaltjes, dhe zisë!
Prishtinë,vjeshtë,1990
|