Letërsia Shqiptare

Ëndërr fluturimi
E enjte, 01-11-2007, 07:08pm (GMT)

Keni parë ndonjëherë zog me krahë
të thyer?
Jo nga avionë
e skifterë sërish,
po në rrufe qiejsh nga luftë
hyjnish?!
Ata që nuk fluturuan asnjëherë,
s'e njohin dot dramën e rënjes,
a përmasën trishtane
të dhembjes
së zogut krahëprerë,
në ëndërren e kaltër ezoterike
për ringjitje,
gjithë plagë shpirti e gjak
udhëve me lak,
në misterin djellandritës
të lartësisë,
nga terri i rrëzimit,
përbaltjes,
dhe zisë!

Prishtinë,vjeshtë,1990



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.