Vdekja e mikut
E enjte, 01-11-2007, 07:09pm (GMT)
Ai shkoi kësobote, Nën horizontin tek papritur ngryste E poshtë zbriste Sipër korteut Me rigën zymtane të shiut Ah,po ai shi, Melankolik,i nemitur,i shkretë Sikur të kumtonte desh Humbjen e njeriut E përjetësinë e vet... Dhe gjithë shkollat e pavdekësisë Rishtas unë kujtova Si në ëndërr Për ngushllim Të urtakut,posi,me emrin Epikur, Se ndërsa ne jemi – vdekja larg do rrijë E kur beftë arrin – tashmë kemi ikur Në mëndje përftova Me shpresë E trishtim...
Berlin,verë,2003
|