Letërsia Shqiptare

Tramvaji i fundit!
E enjte, 01-11-2007, 07:09pm (GMT)

Ja,kjo ish jetë e tij,
 me të cilën
 hyjni desh të rrëzonte
 rrëzë malit të shenjtë
   t’a flijonte
e tempuj e kulla maje resh
 të ngrinte,
 për zilinë  e vdektarëve
 lejlekëve kavakzhveshur
 në shtatore desh
          t’a shkrinte...
 Kjo jetë e tij ish,
 që t'i përfalej desh kalliut
        të artë
 në muzg,
 sofrës me shumë fëmijë
 e agut të zjarrtë
 magjisë  ylberore
të shiut
 t'ia dhuronte desh
 njerëzisë,
 vargënimit e dashurisë.

 2.
 Po ndërsa mejtonte cakun
                 e jetës
 që vetë jeta
me hije
e djellandritje ish,
 tani eshtëri e shkërmoqur
        e vetmisë,
 zvarritej e binte mes turmës
 për tramvajin e fundit,
       drejt periferisë!...

 Berlin,prill,2000



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.