Kur më qepte nëna pullën
e këputur,
kurthohej peri shpeshherë,
lidhej nyjë,
si thosh ajo e mira aherë...
dhe i këpuste një të mallkuar
pse parandjente orën e prerë
a fatin e hidhur,
pe i nyjëtuar,
e prapë një pëshpërimë
me të lutur,
për perin e lidhur,
për pullën e këputur!
Ndonëse mistike ngjanin,
aspak të tillë nëma lutja
s'qenë,
i huaj mbi gjithçka
mbi tokën iliriote
mbi dhenë,
nxinte ferri barbarisht,
me hekurat,
me gjuhën,
me gënjeshtrën serbisht!
Berlin,dimër,1993