Meshë në Bohemi!
E enjte, 01-11-2007, 07:13pm (GMT)
Të cemtat kroje të vendlindjes prore vijnë kur zjarr digjem në tretdhe ndër këngë hutini ngrysur në Bohemi a në More, e frymsosurën e orës së ligë lulnajë bliri erëmiron dhe e kullës portë mijëvjeçe pritjes e lodhur krahët hap të gurtë saherë dyersh të mbyllura trokas... E kur i thërras përftojnë me puhizën e parë zërat e muzgjeve me brymë që mbretërinë e vetmisë trazojnë e heshtur qasen varg kallinjtë e pjellorisë tek stinët e trishta shterpësinë lëngojnë Dhe sytë,ah një palë sy të ëndërrt të zi, ftoj unë kur natë e gjatë terron e pabesë e kur të shoh nuk mundem e shkrihem e tres... Oh,po ato dromcat e dheut tim nuk vijnë veçse në vargje ndanë udhësh me thëllim, e si zotdashësit në meshë rradhë bëjnë buzavaj, pa mëkat për dhëmbjen e pa faj!..
Berlin,verë,2005
|