Hapat
E enjte, 01-11-2007, 07:14pm (GMT)
Në udhën mes plepash të lashtë pas meje hapa trokëllijnë... Vallë ende pa zbardhur ç’janë? Të huadhënësit që s’fle kur shi bie e vetëtin, të një kumti stërgjyshor a të së dashurës që dje lashë? Oh,kokën ktheva befas e thashë, po hapat e mi ata janë tek qortueshëm ndjekin të zo’në herë me grinë e vjeshtës herë me marsin e sertë për të pabëmat ndër mote roja të humbjes përjetë!...
Berlin,verë,2005
|