Letërsia Shqiptare

Hija e korteut tim!
E enjte, 01-11-2007, 07:14pm (GMT)

1.
 Më ndodh të shoh,
 netësh pa hënë
 e me erë që retë harbon,
të rënduar shoh në
                                gjethnajë
 hijen e korteut tim,
 me këngë rend gjysma,
 e gjysma n’mnerim!

 2.
 Dhe tek drojshëm pyes
për të ikurin
kësolltarët gjithë hir,
më kujtohet zakon i vjetër
  i mirë,
 që posi në dashurinë
 dhe në sytë e vdekjes
              kërkonte
bukurinë!
 
 Prishtinë,dimër,1989



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.