Letërsia Shqiptare

Ke portë e vjetër!
E enjte, 01-11-2007, 07:16pm (GMT)

 Ja vilë e dikurshme numër 42
 Mbyllur ish me dry,
 Pa lule parmakët dritaret pa sy
 Përzitje ndillnin
 Mospritjen gri
 Atë ditë vere
 Tek frynte ere binte shi,
 Po ç’mot vallë aherë ish?
 Ah,kohë shumë ka ikur,nuk e di
 Por qiejt mall rigonin
 Dhe erë frynte
 E binte shi.
 
 Ti,shtegtarë i dhëmbjes
 Prajshëm, 
 Me vals Shtrausi trokisje
 Po heshtje varri q’andej vinte
 Shurdhim kangjelash
 Vetmi,
 E  prehje kërkoje
 Në stolin e lagur të gurtë
 Mermer i zi
 Pranë sheshit Walter aty përbri
 Kur frynte erë
 E binte shi.

Tani hapekrah seç jepet
 Kjo porta numër 42,
 Veç zemrës sate i ruan një dry
 Si aherë para vjetësh njëmi,
 Zëra fëmijësh
 Qen i llastuar në kotni
 Pritjen mbushin të vjetër,
 Me aromë kopshti
 E shelgjen vajtojcë
 Si dëshmi,
 Tek fryn erë
 E bie shi!...

Berlin,maj,2005



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.