Hekurat!
E enjte, 01-11-2007, 07:17pm (GMT)
I zoti i shtëpisë tela vuri majëmprehtë parmakut të dritares që diell grishte e vogla ndër fletë të qershisë për të mos ardhur zogjtë kësaj frëngjisë sime me kumtin e pjesëmarrjes në orët e vetmisë, të dramës fine…
Tela? hekura të rëndë, pranga shpirti seç janë… tani zogjtë sillen, fluturojnë e dot nuk aterojnë në pisten e dhëmbjes, këtij porti shkretmbetur në përzitje tretur!.. Berlin,verë,2003
|