Letërsia Shqiptare

Hekurat!
E enjte, 01-11-2007, 07:17pm (GMT)

I zoti i shtëpisë
 tela vuri majëmprehtë
parmakut të dritares
që diell grishte e vogla ndër fletë
                       të qershisë
për të mos ardhur zogjtë
kësaj frëngjisë sime
 me kumtin e pjesëmarrjes
 në orët e vetmisë,
 të dramës fine…

 Tela?
 hekura të rëndë,
 pranga shpirti seç janë…
 tani zogjtë sillen,
 fluturojnë
 e dot nuk aterojnë
 në pisten e dhëmbjes,
 këtij porti shkretmbetur
në përzitje tretur!..
 
 Berlin,verë,2003



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.