Gjuha e dhëmbjes! E enjte, 01-11-2007, 07:18pm (GMT)
Një kabinë telefoni e thyer, pikëza shiu me lot gruaje përzier, ish pamje e një nate që kur kokën ktheva sërish terri e kish në përpirë...
Nuk dija se ç’gjuhë fliste me psherëtimë e fjalët këputeshin si fletët pas stuhish, oh,po ajo ishte krejt e njohur ishte gjuhë e dhëmbjes gjuha ime ish!...