Jetën rëndonte ai ditëpërditë,
një tis i shtonte pikëllimit biblik!
Hije dashurish të hershme përftonin,
ah,gjithçka do ish ndryshe
i kujtonin...
Po me ç'fat tjetër do gëdhinte,
e ç'udhë vallë do të përpinte?
Asgjë,o Zot,ndoshta
po atë frymë,
një fletëz trëndafili mbi jetën,
dhe pakëz brymë..!
Berlin,dhjetor,1995