Atdheut
E enjte, 01-11-2007, 07:20pm (GMT)
Krejt ç’mund t’i jap atdheut është një ofshamë greminore e një vështrim dëshirak pas qefinësh me erë temjani të tretur tek dhimbsurisht rrëfejnë (ah,ndjesë qefini) se nuk ka veç një mënyrë për të vdekur…
Atdheut t’i jap ç’mundem është bredhëritja verbtane mes kotnarëve të turmës me sytë lartë drejt varresh të zotave e shenjat që ngado ngrihen ndanë portave joshtare gozhduar para çdo nisjeje me fjalën e nëmur: e ndaluar!
Do të doja atdheut t’i jap jo vetminë e fishkur këtej poshtë një tjetër desha sipër yjëve për këtë ai në vuajtje ndërkallet për vetmi të zjarrtë dielli që shkrepëtin që fuqi bën fillimbotshëm e ndrin!...
Berlin,vjeshtë,2005
|