Dollia
E enjte, 15-11-2007, 06:14pm (GMT)
Në mijëra vjetët e ardhmë Pas rrethit kohësosur Eshtërinë, ndoshta mumjen tënde Në një yrt a tempull të rroposur Dikush, Poshtë dheut do gjej Dhe sytë, gropat thellë tyre Mollëzat në pikëllim Gjurmët e vuajtjes Të studijojë ngaset Shenjat e dashurisë, pritjes, pabesisë Tek ti Njeri i sotëm i lashtësisë. E mandej, Titull dije do marrë i stolisur Si nusja me pajë I lumtur, gasfshehtë, i trallisur Ja, me s gratulantësh sikur e shoh Tek kupën kthejnë me verë Ndaj, Dollinë tani Ngreje për ty Me ëndërr të bardhë jete Në sy E funde mijëvjeçarësh sfido Tej ëndjes së blirtë Me emblemat, vulat, shkresat Pa shpirt.
Berlin, verë, 2005
|