Autobuzi i shtatës
E enjte, 15-11-2007, 06:16pm (GMT)
Mespërmes brymës mbrëmësore poshtë resh tek xyfen sipër fletnajës së artë vjeshtore si copëza që lënë i kish dielli si kujtim vere me nga një ëndërr të brishtë të vritshme si në majë të shpatës me frikë për të mos i trembur dredhonte për Dushkajë autobuzi i shtatës...
Po tani ku vallë kanë sosur? fëmijët a luajnë me erën a vijnë sërish zogjtë parmakësh të gelqerosur? Ah, aty, të gjitha aty janë veç një tizgë gjaku e ashk malli i jetës më të fisme kanë tjerrë dhembjen si pluhur yjesh mbi fushnajë tek autobuzi i shtatës merr udhë për Dushkajë!
Berlin, vjeshtë
|