Mespërmes brymës mbrëmësore
poshtë resh tek xyfen
sipër fletnajës
së artë vjeshtore
si copëza që lënë
i kish dielli si kujtim vere
me nga një ëndërr të brishtë
të vritshme
si në majë të shpatës
me frikë për të mos i trembur
dredhonte për Dushkajë
autobuzi i shtatës...
Po tani ku vallë kanë sosur?
fëmijët a luajnë me erën
a vijnë sërish zogjtë
parmakësh të gelqerosur?
Ah, aty, të gjitha aty janë
veç një tizgë gjaku
e ashk malli i jetës
më të fisme kanë tjerrë
dhembjen
si pluhur yjesh mbi fushnajë
tek autobuzi i shtatës
merr udhë për Dushkajë!
Berlin, vjeshtë