I çuditshëm e pak tragjik
ky fat i paepur brezash
shqiptarë
në internetin e mallkuar
emrin e babait tim
unë pashë të parë
në luftën e fundme
i vrarë
Përkrah tij një shkrim
për Kosovën shquante
i djalit
kaherë syrgjynosur
nga serbët përndjekur
njëj nate hënësosur
e i paatdhesuar ende
tej diellit kallkanosur
Dhe nipërit në vend prrallash
për shiun e përgjakur
pyesin, për lulet si ermojnë
barin e tharë
mbi varrezë
abetaret me pluhur malli
fletëz bliri mes faqesh
e kujtesë
Etër e bijë
një fat i lashtë në dhëmbje
i nyjtuar
ç'mund t'a prejë këtë nyjë
këtë fundbotë të arnuar
ah, ag i lirisë
veç jo në ëndërr
e jo veç i kënduar!
Berlin, vjeshtë, 2007