Valle siluetash
E merkure, 06-02-2008, 05:53pm (GMT)
Përmortshëm siluetat vallzojnë në tretdhe diellzënja terron e pambarim gëzimi qan në heshtje hareshëm këndon i bukuri pikëllim qepallë e rënduar pret lotin pështymën gjuhë e tharë, fjalën kërkon gjithë motin siluetat e ndërkryera rendin kryq e tërthor nëpër ngashërim shiu e rrjesht fantazmash sërish me qirinj ballë erës në procesion varrimi pa arkmort pa bariun e shpirtit të një jete të mundur dhe imja siluetë përvijohet dritës mes tyre e humbur...
Berlin, fundnëntori 2007
|