Letërsia Shqiptare

Valle siluetash
E merkure, 06-02-2008, 05:53pm (GMT)

 Përmortshëm siluetat vallzojnë
 në tretdhe
 diellzënja terron e pambarim
 gëzimi qan në heshtje
 hareshëm këndon i bukuri pikëllim
 qepallë e rënduar pret lotin
 pështymën  gjuhë e tharë, fjalën
 kërkon gjithë motin
 siluetat e ndërkryera rendin
 kryq e tërthor
 nëpër ngashërim shiu
 e rrjesht fantazmash sërish
 me qirinj ballë erës
 në procesion varrimi pa arkmort
 pa bariun e shpirtit
 të një jete të mundur
 dhe imja siluetë
 përvijohet dritës   
 mes tyre e humbur...

Berlin, fundnëntori 2007



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.