Mos nis kurrë punë të martën
im at i mirë më kshillonte,
se e marta e ligë është, më thosh
pranë zjarrit që flakëronte.
Po, për dreq, urtinë nuk mësova
a fati nopran pati mërinë,
që unë një të martë flokëverdhë
të të shfaqja dashurinë.
E marta peng mori takimin tonë
tek ngryste me erë e vesë të brishtë,
dhe ditët e tjera s'ia shkëputën dot
as e diela e lumnuar, mjerisht!
Berlin, mesdimër, 2008